Në një Podcast me eurodeputetin, Lukas Mandl, kryeministri Avdullah Hoti, ka vlerësuar lartë bizneset e diasporës dhe diasporën në përgjithësi në mënyrën se si ndihmojnë Kosovën në aspektin ekonomik.
“Në jemi evropian dhe ndajmë të njejtat vlera, dhe kjo na bënë sikurse secili qytetar tjetër i Bashkimit Evropian”, thotë Hoti ndër të tjera në këtë Podcast.
Eurodeputeti Mandl, derisa komenton integrimet evropiane thotë se nuk ka një balancë të asaj të mbështetë Parlamenti Evropian dhe çfarë kërkon Bashkimi Evropian.
“Kemi ende pesë vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, dhe njohja nga Izraeli për mua ka qenë një moment i veçantë”, deklaron Mandl.
Ata flasin edhe marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe identitetin evropian e sundimin e ligjit./arbresh.info/
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...