Sipas disa medieve serbe në Kosovës dhe në Serbi , mbrëmë është gjuajtur me gurë autobusi me 40 udhëtarë që qarkullonte në relacionin Beograd – Gorazhdec.
Gjuajta me gurë ka ndodhur në fshatin Padalishtë, komuna e Istogut.
Këtë akt e ka dënuar “në mënyrën më të rreptë” Lista serbe.
Këto incidente, thotë Lista serbe, tregojnë se për serbët në Kosovë ende nuk ka liri lëvizjeje, transmeton Koha.net.
“Edhe pse askush nga udhëtarët, për fat të mirë, nuk është lënduar, gjuajtja me gurë e autobusit që transporton udhëtarë serbë, është edhe një dëshmi se për serbët në Kosovë ende nuk ka liri lëvizjeje.
Këto incidente janë të palejueshme dhe dëshmojnë se në Kosovë nuk ka të drejta të njeriut për pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare”, theksohet në kumtesën e kryetarit të Listës Slavko Simiq i cili ka kërkuar nga kompetentët të zbulojnë sulmuesit dhe t’i dënojnë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...