Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit.
Kjo u bë e ditur nga kjo parti përmes një njoftimi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit vijnë si pasojë e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Vendimin për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës u mor nga serbët pas largimit nga puna të komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq.
Përpos tij edhe mbi 600 zyrtarë policorë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre.
Gjithashtu, vendet e tyre të punës i lëshuan edhe serbët në Doganën e Kosovës dhe institucionet e tjera.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të qortojë qytetarët serbë që bartin në veturat e tyre targat ilegale me akrnimet “KM”, “PR”, “PZ” “UR” etj.
Faza e dytë e riregjistrimit të automjeteve do të jetë gjobitja, e cila nis nga data 21 nëntor. /arbresh.info/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...