Zyrtarë të Listës Serbe janë në konfuzion sa i përket votimit për transformimin e FSK’së në ushtri të Kosovës. Ata e pranojnë se zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic dhe disa ministra serbë kanë pasur bisedime me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por pa dijeninë e Aleksandar Jabllanovicit.
Shefi i Grupit Parlamentar nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës thotë se zëvendëskryeministri dhe ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kanë zhvilluar bisedime me Kryeministrin Isa Mustafa lidhur me çështjen e transformimit të FSK’së në ushtri, por jo edhe kryetari Aleksandar Jabllanovic.
Por Sllavko Simic jep pak hollësi për atë se çfarë mund të jetë biseduar duke mohuar zërat se kryetari i Listës Serbe Aleksandar Jabllanovic mund të ketë dorë në bllokimin e procesit të transformimit të FSK’së apo se ai do udhëheqjen e diskutimeve për këtë çështje.
Simic tha se brenda Listës Serbe nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me mospajtimet apo kundërshtimet. /RTK
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës