Google ADS

Lista Serbe kërkon largimin e njësive speciale nga veriu

16:49 | 23 Janar 2023
.

Nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, thanë se “sulmi brutal” ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë te qytetarët, “të cilët gjithnjë e më shumë ndihen se duhet të mbrohen nga veprimet kriminale të forcave speciale të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe regjimit të tij diktatorial antiserb”.

Kjo parti kërkoi që nga veri i Kosovës të ketë “tërheqje të menjëhershme të të gjitha forcave speciale të Kurtit” dhe përgjegjësit për ngjarjen e sotme të dalin para drejtësisë.

“Edhe një herë theksojmë se prania e vazhdueshme e këtyre formacioneve mund të na çojë në një spirale ngjarjesh që do të kërcënojnë në mënyrë të pakthyeshme paqen në këto zona”.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës ka raportuar se ka pasur incidente ku kanë qenë të përfshira automjete që dyshohej se bartnin mallra kontrabandë, por edhe sulme të tjera nga zyrtarëve policorë.

Incidenti i 23 janarit, vjen po ashtu një muaj pasi në veri të Kosovës, për 20 ditë rresht në dhjetorin e kaluar, u ngritën barrikada.

Serbët lokalë kishin ngritur barrikada pasi ishte arrestuar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Por, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin, grupet e serbëve lokalë hoqën barrikadat në veri të Kosovës./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme