Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

09:58 | 7 Nëntor 2022
A Z

Të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka kofirmuar për arbresh.info, Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e dorëhequr janë: Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic.

Ndryshe, dorëheqjet e këtyre deputetëve duhet të plotësohen menjëherë, në pajtim me procedurën e përcaktuar me ligj, neni 112, paragrafi 2 i Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Dorëheqjet me shkrim dorëzohen te Kryetari i i Kuvendit, të cilat procedohen te Presidentja e vendit e më pas ajo kërkon nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), që brenda pesë ditëve të ofrojë kandidatët e radhës nga lista e njëjtë zgjedhore.

Emrat tyre, përmes Presidentes i dërgohen Kuvendit për t’u betuar në seancën e parë plenare të radhës./arbresh.info/