Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka bërë thirrje për paqe në Kosovë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë të angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi niveli qendror i pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunës së Mitrovicës Veriore.
E gjithë energjia jonë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”, thuhet në reagimin e kësaj liste.
Ndërkohë Lista Serbska fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë njësoj të dyja palët.
Kujtojmë se ende vazhdon bojkoti i Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit