Në mbledhjen e mbajtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot u certifikuan Listat përfundimtare të votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, raporton arbresh.info
Po ashtu lista përfundimtare e votuesve brenda komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.
Ndërsa, numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi këta votues gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues.
Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë