Lirohet një nga të arrestuarit nga policia serbe, raportohet se asamblistit të PSD-së iu është gjetur armë

08:53 | 15 Dhjetor 2020

Është liruar njëri nga dy personat që u arrestuan në kufi me Serbinë. Kjo u bë e ditur nga policia në Podujevë.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë Isak Ejupi tha se është liruar Berat Maxhuni.

Asamblisti i PSD-së, Berat Maqastena ndërkaq mbetet në burg.

“Po, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”.

Klan Kosova raporton se arsyeja e arrestimit është se Blerim Maqastenës, i është gjetur një armë zjarri me leje të Kosovës.

Dyshohet se ata mund të kenë dalë në territorin e Serbisë për shkak të mjegullës së dendur.

Asamblisti i komunës së Podujevës Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar të shtunën në afërsi të fshatit Mirovc – Merdare.

Lajmet më të lexuara