Prokurori Beqë Shala është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e paraburgimit, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë më arsyet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info avokati i tij, Naim Rudari. “Po është e vërtetë që është liruar. Vendimi është marrë dje”, tha shkurt Rudari.
Prokurori Shala ishte arrestuar më 27 tetor të këtij viti nën dyshimin për marrje ryshfeti, dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Më 6 nëntor, Gjykata e Apelit përmes njoftimit bëri të ditur se e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia kishte caktuar masën e paraburgimit.
Ndaj vendimit të Themelores për caktim paraburgimit, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Shalës.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...