Jetullah Kryeziu, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e ish-aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është liruar nga burgu.
Gjykata në Prizren në vitin 2003 kishte dënuar me burg Kryeziun për vrasjen e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqin dhe dy përcjellësve të tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.
Kryeziu kishte vrarë Bytyqin më 27 tetor të vitit 2001. Sipas njoftimit të gjykatës atë kohë thuhej se Kryeziu e kishte kryer vrasjen pak orë pas zgjedhjeve lokale që ishin zhvilluar atë vit, shkruan Insajderi.
“Gjykata e Prizrenit dënon me 20 vjet burg vrasësin e kryebashkiakut të Suharekës, Ukë Bytyqi. Bytyqi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u vra më 27 tetor të vitit të kaluar, pak orë pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Suharekës. Ngjarja ndodhi menjëherë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, që nxorën fitues kandidatin partisë së Rugovës, Bytyqin”, thuhej ndër të tjerash pas vendimit të Gjykatës më 19 qershor 2002.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...