Komuna e Prishtinës së bashku me ndërmarrjen Publike Banesore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë liruar hapësirën e trotuareve në rrugën “Edmond Hoxha” në kryeqytet, e cila prej kohësh ishte e zënë me automjete të parkuara.
Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se projekti për lirimin e hapësirave për këmbësorë dhe shteg për biçikleta do të vazhdojë të implementohet edhe në shumë lagje të tjera në kryeqytet.
Pengesat e vendosura në rrugën “Edmond Hoxha”, e cila gjendet pran sallës së sportit “1 Tetori” në kryeqytet tash e tutje do të pamundësojnë parkimin e veturave në trotuare.
Në vazhdën e lirimit të tyre, Komuna e Prishtinës po synon lëvizje të lirë të këmbësorëve si dhe krijimin e shtigjeve për biçikleta.
“Kemi filluar me rrugën “Muharrem Fejza” “Agim Ramadani” tani radha është për te “Eqrem Qabej” , kështu kemi me vazhduar edhe me hapësira tjera, gjithashtu është përfunduar edhe projekti “Parku” i cili gjithashtu ka pas të bëjë me lirimin e hapësirave për këmbësor të njëjtën kohë do të vazhdojmë prapë me “Parkun” një pjesë tjetër bukur e madhe që ka mbet e cila gjithsesi do të lirohet për këmbësor”, tha Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike, raporton rtk.
Për lirim e këtyre hapësirave ka asistuar edhe Policia e Kosovës.
“Realisht, gjithmonë po na asiston policia. Është e pamundur pa policinë me intervenuar për arsyeje se kemi shumë rezistime, pra qytetarët rezistojnë, për arsyeje është bërë shprehi dhe traditë që me u parku vend e pa vend dhe hapësirat për këmbësor janë kthye në parkingje andaj gjithmonë po kemi nevojë edhe për mbështetjen e policisë”, tha ai
Nga ana tjetër, qytetarët këtë iniciativë e shohin si pozitive, megjithatë ankohen për mungesë të parkingjeve.
“Mirë më duket që është, por makinat ku me shku, s’ka parkingje. Mu më duket që mirë është”, u shpreh Ramiz Avdyli, qytetar.
“Veç po i ndërrojnë, herë po i qesin e herë po i heqin, po më duket që veç po luajnë lojna. Mirë është me i liruar hapësirat, por është mirë me i vendos të kualitetit të mirë të qëndrueshme”, tha Jeton Rrahmani, qytetar.
Pengesa të ngjashme për veturat dhe lirim i hapësirave për këmbësorët pritet të vendosen edhe nëpër lagjet e tjera në kryeqytet.
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...