Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot ka reaguar pas lirimit në arrest shtëpiak të ish policit serb Dejan Pantiq dhe reagimit të kryeministrit Albin Kurti përkitazi me këtë çështje.
Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo frazat, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.
“Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiqit në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zinxhirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër”, tha Abazi.
Ai më tej shtoi se “Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!”. /arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...