Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet Çelaj, i cili thotë se kryesia e degës e ka rikonfirmuar se e mbështesin atë për kandidat.
“Kryesia e degës në mënyrë unanime ka votuar që kryetari i degës, gjegjësisht unë të jem kandidat. Pra, sot e rikonfirmuan qëndrimin e degës se më mbështesin për kandidat mua”, ka thënë Celaj.
Çelaj shprehet i bindur se në rast se i bie të ketë kundër-kandidat, kryetarin e tanishëm të Prishtinë, Shpend Ahmetin, do e mposhtë atë.
“Do e mposhtë, nuk kam asnjë dilemë. Unë mendoj që Shpendit kushdo që i del përpara do e mposhtë, se ai ka dështuar me qeverisje dhe besoj që PDK e ka radhën me qeverisë në Prishtinë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, mbetet të shihet edhe qëndrimi zyrtar i PDK-së, pasi vendimin përfundimtar për kandidaturën e Çelajt do e marrë niveli qendror.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026