Është nënshkruar një marrëveshje në mes të Komunës së Prishtinës dhe ajo e Graçanicës për lëshimin në qarkullim të linjës së re të transportit Prishtinë – Graçanicë.
Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe ai i Graçanicës Leutrim Ajeti.
Zogaj ka bërë të ditur edhe relacionin e qarkullimit.
Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët: “Mon Balaj”, “Fahri Fazliu”, “Ilir Konusheci”, “UÇK”, “Migjeni”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Gjorgj Bush”, Bulevardi “Bill Clinton”, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, “Jusuf Gërvalla”, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë.
Ai tha se kjo linjë e transportit do të ndihmojë qytetarët dhe do të lirojë komunikacionin në Prishtinë.
“Kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë”./arbresh.info/
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë
Po vazhdon mbledhja e Kryesisë, në ora 19:00 pritet seanca p...
Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklarat...
Një vit burgim për mos pagesë të alimentacionit
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...