Kryetari i Nisma për Kosovës Fatmir Limaj sot ka vizituar fabrikën e drurit “Bungu shpk” në Gjilan, shkruan Arbresh.info
Gjatë vizitës Limaj ka bashkëbiseduar me punëtorët dhe i’u ka premtuar atyre që gjatë qeverisjes së Nismë do të ketë lehtësira për bizneset e mëdha, të mesme dhe të vogla.
“Të nderuar punëtor, ne sot jemi mysafir të kryetari i degës në Gjilan Bajram Hasani ne jemi këtu për të shpalosur në detaje programin tonë për zhvillim ekonomik, ekspertët e Nismës të udhëhequr nga sekretari ynë për ekonomi Shyqeri Bytyqi po punojnë për një program më të mirë për Nisma për Kosovën, Kosova ka nevojë për një qeverisje reformatore për ti dhënë vendi një zhvillim ekonomik.
Ai tha se Nisma për Kosovës në ditët në vijim ne do ta shpalosim programin qeverisës që qytetarët të njoftohen më afër.
Limaj tha se prioritet për ta do të jenë familjet që nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar dhe për këtë kanë premtuar 25 mijë vende të punës.
Ai në takim ishte së bashku me disa nga kandidatët për deputet nga ky subjekt./Arbresh.info/

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...