Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.
Kryetari i Nismës ka thënë se dita e sotme u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese.
Postimi i plotë:
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit
Sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe kjo ditë u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese.
Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë.
Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Liria të cilën e gëzojmë sot është sakrificë e brezave të tërë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzuam ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.
Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.
Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes europiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...