Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar ditën ndërkombëtarë të punëtorëve.
Limaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se duhet krijuar siguri më e madhe në punë, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka përgëzuar ministrin e Punës për masat e marra në respektim të së drejtave të punëtorëve.
“Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët. Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura