Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar xhudistin Akil Gjakova i cili ka arritur të shpallët kampion evropian në grupmoshën U-23.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se sukseset për xhudistët kosovarë nuk kanë të ndalur.
Limaj ka thënë se me fitoren e sotme, Akil Gjakova, i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, përcjell lajmi.net
Statusi i plotë i Limajt:
Sukseset për xhudistët kosovarë nuk kanë të ndalur. Sonte, Akil Gjakova i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fitoren e medaljes së artë në Evropianin U23.
Sportistët si Akili janë ambasadorët më të mirë të vendit të cilët po e ngritin lart flamurin e Kosovës kudo në botë.
Urime të përzemërta Akil!
Urime Kosovë!
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...