Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë emisionit InfoBox të RTV Dukagjinit, ka adresuar një sërë kritikash për presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin. Ai madje, duke e akuzuar për mos besnikëri, thotë se në momentet më të vështira Thaci të lë të vetëm.
“Ata, sa të jenë mirë, ta rrahin shpinën. Por, po mbete ngushtë dhe vetëm, të lënë të vetëm. Vetëm kur i duhesh, ta rrahin shpinën. Jo PDK-ja, por Hashimi”, thotë Limaj.
Ai madje përmendi edhe akuzat e paralajmëruara, si për Dick Martyn, si për gjenocid në Serbi, por që këto kanë mbetur vetëm fjalë.
Limaj foli edhe për rastet gjyqësore ndaj tij, për të cilat tha se të janë të montuara, ndërsa shtoi se këto po shihen edhe pas shtatë vitesh.
Lidhur me Gjykatën Speciale, Limaj thotë se do të frikësohen nga ajo ata që e kanë votuar.
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...