Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.
Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, i ka uruar suksese në detyrën e re.
Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadori italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s pro integrimeve europiane të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ambasadori italian, z. Piero Cristoforo Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.
Në fund, Ambasadori italian, z. Piero Cristoforo Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...