Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është përgjigjur kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjatë një tubimi partiak në Malishevë kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma.
“Dallimi mes meje dhe Hoxhajt është se unë çdo herë kam qenë në mesin e popullit, ndërsa ju keni qenë spectator i të gjithë asaj që ka ndodhur në Kosovë. Mua nuk ka mundur të më ndalë Serbia, e po më ndalë Enver Hoxhaj”, u shpreh Limaj, gjatë një takimi me të rinjtë e Malishevës.
I pari i Nismës bëri thirrje që të mos votohet Enver Hoxhaj, pasi tha se “kur unë bashkë me luftëtarët luftonim për çlirimin e Kosovës, Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkojë azil në Beograd nëse ushtria jonë e fiton luftën”.
“I ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitorën e UÇK-së”.
Hoxhaj të mërkurën në Malishevë në një takim me të rinjtë bëri thirrje që të mos votohen partitë që nuk munden ta kalojnë pragun dhe as të qeverisin më shumë se 50 ditë.
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave p...
Barcelona thyen rekordin nëntë-vjeçar sa i përket golave të ...
Avionët rusë i afrohen Britanisë, NATO reagon me avionë luft...
Haradinaj: Vota për AAK-në është votë për rrymë më të lirë