Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për miratimin e një rezolute në Kuvend nga ana e pozitës, e cila autorizon qeverinë të udhëheqë dialogun me Serbinë.
Limaj ka thënë se miratimi me vetëm 58 vota i kësaj rezolute, tregon se partitë në pushtet kanë dallime lidhur me këtë temë.
Madje ai thotë se me këtë votim ata kanë inkurajuar të gjithë ata të cilët mbështesin idenë e ndryshimit të kufijve.
Postimi i plotë i Limajt:
Tallja e radhës e kësaj qeverie
Se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon më së miri nxjerrja e një rezolute në mbrojtje të territorit, të cilën nuk e votuan as vetë. Kjo rezolutë u votua mbrëmë më 58 vota “për” dhe pesë “abstenime”.
Rezoluta të tilla që nuk marrin të paktën shumicën minimale në Kuvend (61 vota), japin mesazh të qartë politik se përmbajtja e tyre refuzohet dhe nuk merr mbështetjen e shumicës së deputetëve.
Në fund fare, ky është qëllimi i rezolutave për të rekomanduar objektiva apo përkushtime të Kuvendit, si mesazhe për opinionin e interesuar për temat e trajtuara në rezolutë.
Ndërsa, mbrëmë mazhoranca ka dhënë mesazh se kanë dallime mes vete rreth kësaj teme dhe inkurajuan të gjithë ata të cilët janë për ndryshim kufijsh.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1