Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mbledhja e pestë përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë takimi më i organizuar dhe me produktiv që ka ndodhur në pesë vitet e fundit.
Krejt kjo, sipas Limajt, falë parapërgatitjeve disa mujore që janë bërë, sepse ai ka insistuar në marrëveshje konkrete. Limaj, i cili është votuar nga dy qeveritë si koordinator kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve ka thënë se janë dakorduar për disa marrëveshje të cilat edhe janë afatizuar.
“Të gjitha licensat apo certifikuat e të gjitha agjensioneve duhet të njihen dhe nuk ka nevoje për një mall të merren dy lloj certifikatash dhe kjo do të bëhet brenda gjashtë muajsh. E dyta është çështja e barrierave tarifore dhe jotarifore. Ne kemi marrë vendim të hiqen të gjitha barrierat tarifore dhe jo tarifore. Zero tarifa mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pastaj do të fillojmë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, pikën doganore në Durrës dhe dhe nëse këto realizohen mendoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm”, ka thënë Limaj për News 24.
Biznesi i Prishtinës, sipas Limajt, nuk duhet shihet si kërcenim në Tiranë dhe anasjelltas. Limaj është optimist se ekipi i mandataur nga dy qeveritë në krye të cilit ai qëndron ka thënë se do të ndihmojë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
“Ne i kemi duart e lira të shohim se cilat janë barrierat tarifore dhe jo tarifore dhe jo të kalojmë nga një mbledhje në mbledhjen tjetër pa rezultate. Ekziston vullneti që të gjithë bashkë të arrijmë ku duam. Jam i interesuar që deri në qershor të shohim sa ne e kemi seriozisht dhe kjo shihet deri në qershor”, ka shtuar Limaj.
Ai ka thënë se me nuk do të lejohet që të prishet krejt projekti për shkak të interesave të një kompanie.
Ai ka bërë thirrje bizneseve shqiptarë të depërtojnë në tregun e Kosovës dhe të gjejnë rrugë të bashkëpunimit.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...