Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar preferencat e tij në lidhje me përbërjen e qeverisë së ardhshme.
Limaj, në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti e ka një afat të arsyeshëm për t’iu përgjigjur ose jo Presidentit me një emër për mandatar të qeverisë.
“Në situatën aktuale ne e kemi shumë më lehtë pasi kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese. Në vitin 2014 kam pasur edhe vet paqartësitë e mia”, tha ai.
Kryetari i NISMA-s thotë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ishte vullnet i të gjitha subjekteve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ndërsa sipas tij në situatën aktuale shumica nuk dëshiron zgjedhje.
“Kosova është republikë parlamentare, kush ndërton shumicën bënë qeverinë”.
Limaj thotë se kjo situatë duhet të jetë mësim për partinë politike që del e para që të jenë të kujdesshëm si sillen me subjektet tjera politike.
Kryetari i NISMA-s thotë se kjo parti është e gatshme për t’u përfshirë në një qeveri nëse i jepet mundësia dhe është kundër zgjedhjeve të reja.
“Dëshira ime është që të jetë një qeveri e përbashkët me LVV, LDK e të gjitha partitë”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...