Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar viktimat e sulmit të 11-shtatorit të vitit 2001.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.
“Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të të jetuarit për të gjithë popujt e botës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Kosova, thotë Limaj se është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.
Shkrimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Nga ky akt i tmerrshëm dhe terrorist humbi jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.
Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.
Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të të jetuarit për të gjithë popujt e botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë.
Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...