Më këtë rast, Limaj ka thënë se sot si çdo vit tjetër nderojnë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë, shenja këto që bënë të mundur që tash e 20 vite ky shtet të jetoj i lirë.
Më tutje, Limaj ka thënë se pas rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, Serbia po përpiqej që ta izolonte Drenicën, por djemtë e Kosovës, sipas tij, nuk lejuan të përsëritet historia dhe të izolohet Drenica.

Limaj që në luftë mbante nofkën Çeliku ka thënë se ky ishte një sinjal i qartë se lufta e UÇK-së do të shpërndahej anekënd Kosovës.
Në Epopenë e Rahovecit kanë rënë edhe disa bashkëluftëtare të Limajt për të cilët ai ka thënë se i nderojnë të gjithë dëshmoret duke iu shprehur mirënjohjen e përkuljen për sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Janë dhjetëra burra, shokë të cilët ranë për të mos vdekur kurrë. Le të vazhdojmë t’i ruajmë kujtimet më të mira. Ju si familjarët për prindërit e juaj, vëllezërit, të afërmit dhe ne si bashkëluftëtar që ndamë momentet më të mira dhe të vështira të jetës sonë. T’I ruajmë ato kujtime për të kujtuar që atë që gëzojmë sot me të shtrenjtën; lirinë askush nuk na ka falur”, ka shtuar Limaj.
Përveç, Akademisë Përkujtimore, Limaj ka bërë homazhe edhe pranë lapidarit të dëshmoreve të Kombit si: Sadik Shala, Agim Qelaj, Hamdi Berisha, Liman Gegaj, Bajram Veliu, Afrim Krasniqi, Faik Rama si dhe pranë monumentit të luftëtareve të shquar Toni dhe Mici.
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...