Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar kosovarët për 1 Majin, ditën e punëtorëve. Thotë se qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Limaj ka shtuar se e përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Postimi i tij i plotë:
Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës!
Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.
Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve.
E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK