Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti në qeveri do të angazhohet për një shoqëri, e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.
Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe se sipas tij ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve.
Ai ka thënë se një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrin nëse vijnë në qeveri do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro.
Postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate është duke e harmonizuar programin qeverisës bashkë me partnerët e saj ku vend të rëndësishëm do të zënë politikat e mirëfillta për t’ua ofruar qytetarëve mirëqenien e duhur.
NISMA në qeveri do të angazhohet për një shoqëri, e cila në thelbin e saj ka vlerat si liria, demokracia dhe solidariteti.
NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve, por gjithashtu duke nxitur një treg më konkurrues me fuqi punëtore më të përkushtuar për punë.
Një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim si Qeveri e ardhshme do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro, dhe nuk do të ndalemi me kaq.
Rritja e pagës minimale do të bëhet jo vetëm bazuar në aspektin ligjor, por edhe domosdoshmërinë për një mirëqenie më të mirë të punëtorëve, por gjithashtu rritjen e produktivitetit në vendet e punës.
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...
KEK paralajmëron ndaljen e njësisë A4 në TC Kosova A për shk...