Limaj ngushëllon familjen Zhitia për vdekjen e babit të heroit të kombit Afrim Zhitia

14:26 | 2 Korrik 2020
A Z

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Zhitia për vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit të kombit, Afrim Zhitia.

Limaj ka thënë se ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës./arbresh.info/

Postimi i plotë i Limajt:

Pikëllues lajmi për vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit të Kombit Afrim Zhitia.

Në emër timin dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhitia, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur bacen Osman.

Baca Osman do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i shquar që nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për lirinë e Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi për bacen Osman!

Shpërndaje në rrjete sociale