Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se tash e 20 vite është moment i fundit ku shteti i Kosovës në bisedime me Serbinë duhet ti ketë dy parakushte kryesore.
“Sot në ditën e kujtimit të të pagjeturve sjelle në kujtesë dhimbjet dhe kujtojmë se në q far dhimbje ka kaluar ky vend. Këtë plagë të pashëruar tash e 20 vite është moment i fundit ku shteti i Kosovës në bisedime me Serbinë duhet ti ketë dy parakushte kryesore”.
Tutje thotë se Serbia duhet të deklarohet për krimet, masakrat, gjenocidet që janë bërë në Kosovë.
“Është e rëndësishme që Serbia duhet të deklarohet për krimet, masakrat, gjenocidet, dhe neve që na mungojnë 1000 njerëz dhe njëkohësisht Kosova vazhdon të fyhet dhe familjarët fyhen nga kreu i shtetit duke mohuar krimet e masakrës, prandaj janë dy qeshje dhe e para është gjetja e menjëhershme e fatit të pagjeturve dhe e dyta që Serbia detyrohet të kërkojë falje dhe të heq dorë nga mohimet”. Thotë Limaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1890877417683472/
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dysh...
Jurgen Klopp, objektivi i Real Madridit
Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese, thotë se nga 140 de...
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...