Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar për 9 Majin-Ditën e Evropës.
Ai tha se sot është dita e Evropës që synojmë, Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës që sot po lufton me Covid-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.
“Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane”, ka shkruar Limaj në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
“Urime 9 Maji – Dita e Evropës! Kjo e shtunë është̈ Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë̈ dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet. Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane. Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë̈ atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime!”
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...