Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të pestë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë proces si një “lojë nervash” .
Ai shprehu bindjen se në ditët në vijim do të ketë përpjekje të reja nga të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që do t’i japë fund bllokadës politike.
“Vërtet është si me thënë një lojë nervash, megjithatë konstituimi i i institucioneve e ka rrugën e vet e vështirësitë e veta. Unë besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohemi dhe do të kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë dhe që Kosova t’i ketë institucionet e veta”, tha ai.
Ndryshe, e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit.
Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.
Vazhdimi i seancë konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00/Arbresh.info
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...