Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe udhëheqësi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje finale me Serbinë që nuk definon fatin e të pagjeturve.

“Nga formoni i delegacionit ne jemi konsultuar të gjithë dhe dua t’ju them që në platformën për bisedime e kemi temën e të paregjurve. Ne duam një zgjidhje politike të kësaj teme”.
Limaj ka thënë se kjo temë ka marrë vëmendjen që e meriton. Ai ka siguruar familjarët se nuk ka asnjë nënshkrim për një marrëveshje pa u gjet të pagjeturit, shkruan arbresh.info.
“Një nga pikat kryesore në marrëveshjen përfundimtare për Serbinë është tema e të pagjeturve. Nuk do te ketë marrëveshje përfundimtar me Serbinë pa e pas të qartë fatin e të pagjeturve”, ka thënë ai.
“Nga dëshmitë që ka komisioni shtetërorë dhe familjeve saktësisht dihet adresa e fundit e viktimave të regjimit të Serbisë”, tha Limaj.
Këto komente Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj i bëri në takim me përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve./Arbresh.info/

Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...
Lufta në Iran, Pompeo përmend fushatën e NATO-s në Kosovë
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?