Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malajt.
Limaj ka shkruar se Iliri ishte një prej luftëtareve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strateg i madh i UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci.
Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt!
Lavdi dëshmorëve të Kombit! FL

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...