Kreu i Nismas Social Demokrate, Fatmir Limaj ia uroi të gjitha grave festën e 8 Marsit- Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Limaj që është edhe deputet i NISMA-s, përmes një postimi në shkroi se gratë meritojnë nivele të pozitave sociale me të larta të mundshme.
Më pas, Limaj ka kujtuar sakrificën e grave që kanë rënë për lirinë e vendit./arbresh.info
Postimi i plotë i Limajt:
Të gjitha nënave dhe grave shqiptare, Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me shpresën, dëshirën dhe vullnetin që pozita e tyre sociale të jetë në nivelet më meritore të mundshme. Është moment i mrekullueshëm për të shprehur mirënjohje të thellë për gratë fisnike, që ndër vite me mund e përkushtim kanë ngritur familjen, kanë fituar shumë sfida në funksion të përmirësimit të rolit të tyre në shoqëri, duke u kthyer kështu në një shtyllë të fuqishme të zhvillimit e shtet ndërtimit. Në këtë ditë të veçantë, me shumë nder e krenari kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat u flijuan për lirinë e Kosovës.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...