Lideri i Nismë’s për Kosovën, Fatmir Limaj ka shprehur shqetësim dhe dënon sulmin ndaj ndërtesës së Presidencës së Republikës së Kosovës.
Ja postimi i plotë i Fatmir Limajt në Facebook:
“Shpreh shqetësimin tim dhe e dënoj sulmin vandal ndaj ndërtesës së Presidencës së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë sulm si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe krijon pasiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kërkoj nga policia dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook.
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...