Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Nexhmije Pagarushës.
Duke i shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen Pagarushën, ka thënë se vdekja e saj padyshim që është humbje e madhe, por këngët e saj do të jenë të pavdekshme.
Ai ka shkruar se Nexhmije Pagarusha për dekada të tëra kultivoi këngë të mirëfillta shqiptare, të cilat dëgjoheshin me endje në çdo familje.
“Paska ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha! Përveç në fushën e artit dhe kulturës, ajo dha kontribut të madh edhe në emancipimin e femrës shqiptare.Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e kanë njohur Nexhmijen. U prehsh në paqe bilbil”, ka shkruar ai.

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari