Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Tha të ketë qenë takim i rregullt, i cili ka pasur të realizohet të shtunën por është shtyrë shkaku i disa çështjeve personale.
“Folëm edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor. Kosovën e presin tema të rëndësishme, duhet të jemi të kujdesshëm në fazën parazgjedhore. Kosovës i duhet një qeveri e cila kryen pune. Është një moment i rëndësishëm dhe vendi mjaft ka humbur. Është momenti që vetë procesi zgjedhor të karakterizojë seriozitetin për qeverinë e ardhshme. Nuk është mirë që fushatat të bëhen me patriotizëm e pastaj të veprohet krejt ndryshe”, u shpreh Limaj
Ai tha të kenë diskutuar me Mustafën të gjitha temat, duke shtuar bisedojnë me gjithë partnerët e më pas vendosin për mundësinë e koalicioneve.
“Procesi zgjedhor është vetëm një fazë. Kosovës i duhet një qeveri që kryen punë”, potencoi ai.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...