Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, i është gëzuar zgjedhjes se Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.
Limaj e ka vlerësuar Kongresistin amerikan si një nga miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës ndër vite.
Ai ka thënë se pret që Eliot Engel të ndihmoj Kosovën në konsolidimin e mëtejme të vendit.
Sipas zv-kryeministrit është shumë më rëndësi vazhdimi i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe Eliot Engel e veçanërisht tani kur Kosova po provon të arrij marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke.
“Urime miku i madh i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë