Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në një prononcim për media pas dështimit të seancës së 47-të për konstituimin e Kuvendit, Limaj tha se do të bisedoj me Kurtin për zgjidhjen e krizës institucionale.
“Besoj që gjatë javës. Po kemi fol. Duhet me bashkëbisedu me Kurtin për me dal prej kësaj situate. Gjëja e parë elementare është komunikimi dhe bashkëbisedimi për të dal nga kriza. Si me dal nga kriza nëse nuk bisedohet. Jam i interesuar të bisedoj edhe me liderët e tjerë politik, i shqyrtojmë mendimet sepse u bë e tepërt”, deklaroi Limaj.
Ai theksoi se do të tentoj të bëjë më të mirën për vendin në këtë rast formimin e institucioneve./Arbresh.info
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu