Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngritur alarmin për situatën politike në vend, pas dështimit të 45- të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të seancës së sotme, Limaj ka reaguar me tone të ashpra, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe ruajtje të shtetit, ndërkohë që ka paralajmëruar për rreziqet që sjell vazhdimi i krizës institucionale.
Në një deklaratë për media, ai kujtoi se në historinë botërore kanë ekzistuar shumë shtete që nuk kanë arritur të mbijetojnë, pikërisht për shkak të papërgjegjësisë së udhëheqësve të tyre.
“Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më. Ata i kanë humbur shtetet për faktin sepse nuk i kanë merituar ta kenë. Kam përshtypjen që papërgjegjësia po shkon në ato nivele dhe shtetin po e shohin si diçka që, çka do që ne bëjmë këtu, atë dikush ua ruan,” ka thënë Limaj.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata