Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në një postim në Facebook ka uruar qytetarët për fundvit.
Ai tha se po e lëmë pas një vit aspak të lehtë, megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, kanë arritur ta përmbyllin këtë vit me shumë të arritura në arsim.
“Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për ne, për gjithë botën! Megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, ne arritëm ta përmbyllim këtë vit me shumë të arritura në arsim. Bashkë arritëm t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë, por edhe të punojmë për ngritje të cilësisë në arsim, krahas përkushtimit që ta menaxhojmë situatën”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për ne, për gjithë botën! Megjithatë, edhe në kushte të tilla të pandemisë COVID-19, ne arritëm ta përmbyllim këtë vit me shumë të arritura në arsim. Bashkë arritëm t’i mbajmë shkollat hapur për fëmijët tanë, por edhe të punojmë për ngritje të cilësisë në arsim, krahas përkushtimit që ta menaxhojmë situatën.
Tash, kur po përshendetemi më këtë vit të vështirë, dua të falënderoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, stafin e MASh, DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe të gjitha institucionet, shoqërinë civile dhe mediet, që mundësuan një vit të sukseshëm në arsim edhe pse në kushte të vështira!
Paçim një vit të ri me shëndet e shumë suksese!
GËZUAR 2021!
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...