Liderët e opozitës nënshkruan peticionin, ftojnë qytetarët për mbështetje

12:36 | 18 Shtator 2015
M. A.

Partitë opozitare në vend, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma sot janë bashkuar në sheshin “Nëna Tereza” për të nënshkruar një peticion të organizuar nga vetë ata për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe marrëveshjen për demarkacion të nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton arbresh.info.

DSC_0038

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin dhe të  kundërshtojnë ata që po e rrënojnë vendin, duke shkuar se peticioni i qytetarëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Ju bëj ftesë të gjithë akterëve politik dhe të gjithë zërave kundërshtar që mendojnë se këto marrëveshje janë të dëmshme, le të nënshkruajnë peticionin që të kundërshtojnë ata që po e rrënojnë vendin”, tha Ymeri.

Nga radhët e AAK, kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se ky peticion është i gjithë qytetarëve ku secili është i lirë të jap mendimin e tij.

“Duke nënshkruar peticionin qytetarët e fuqizojnë kundërshtimin për marrëveshjet që e bankrotojnë Kosovën. I ftoj të gjithë që të përkrahin peticionin. Njëkohësisht i ftoj edhe aktivistë dhe anëtarë të AAK-së ,Vetëvendosjes dhe të Nisma-së që të ndihmojnë në mbarëvajtjen e peticionit sepse ky është angazhim i përbashkët i yni”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj  tha se ky peticion duhet të shfrytëzohet edhe si një mundësi që zëri i qytetarëve të dëgjohet edhe më shumë.

DSC_0047

Nga ana tjetër, Xhelal Bajqinovci qytetar i Kosovës, mendon se këto marrëveshje janë vetëm manipulim i qeverisë së Kosovës.

“Këto marrëveshje janë një manipulim i Qeverisë, nëse ajo na tregon dokumentin që shkruan marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Republika e Serbisë dhe në mes është  Bashkimi  Evropian si ndërmjetëses atëherë mund të pranohet diçka sepse me këto dokumente  është krejt politike dhe mashtrim i qytetarëve” tha Bajqinovci.

Një mendimi është edhe qytetari Ramadan Ahmeti i cili shtonë se kjo është një marri që po bëjnë qeveritarët dhe sipas tij nuk do të ndalen edhe me anë të protestave deri sa këto marrëveshje të kthehen prapa.

Peticioni do të zgjasë disa ditë, pasi nuk u bë e ditur nga tri partitë opozitare sa do të zgjas saktë peticioni. Gjatë kësaj periudhe peticioni do të organizohet në të gjitha komunat./Arbresh.info


DSC_0020


DSC_0007

 

Shpërndaje në rrjete sociale