Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj.
Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Tre krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si INTERPOL-i etj.
Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë pasur mesatarisht nga një vizitë në muaj jashtë vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.
Gjersa kreu i shtetit më së shumti ka udhëtuar deri në tri herë brenda muajit, kryetari i Kuvendit jashtë territorit të Kosovës ka dalë më së shumti dy herë në muaj. Ndërkaq më së paku gjatë këtyre muajve ka udhëtuar shefi i ekzekutivit, i cili nuk ka realizuar më shumë se një vizitë zyrtare brenda 30 ditëve. Madje gjatë muajit janar të këtij viti i pari i Qeverisë nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...