Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu është tallur edhe njëherë me logun e re që prezantuan dje deputetët e GDP’së, të cilët kanë marrëveshje me Kaqusha Jasharin rreth transformimit të partisë SDP.
“Logo në stilin Buqkurosh”, e quajti ai logon e partisë së ish bashkëpartiakëve.
Por, Aliu nuk është ndalur me kaq. Permes nje postimi ne facebook, ai e ka sqaruar nocionin “Buqkurosh”. Këtë herë ka goditur prestarët e ish partisë së tij.
“Buqkurush në burgun e Lipjanit në vitin 1997, i thonim gjellës që na e servonin shpesh në darkë, e që nuk ishte asgjë pos një përzierje me mbetjet e gjellërave të pangrëna”, ka shkruar Aliu ./arbresh.info/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...