Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një njoftimi publik, ku konfirmoi se dorëheqjen ia ka dorëzuar Kryeministrit Albin Kurti.
Shkak për dorëheqjen, Aliu ka përmendur zgjedhjen e Dimal Bashës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ndodhi një ditë më parë.
“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha ai./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...