Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për çështjen e Manastirit të Deçanit, për çfarë kishin ardhur përfaqësuesit Evropa Nostra, të cilët ishin takuar me të dhe me ministrin Hajrullah Çeku.
Lidhur me këtë vizitë, Aliu tha se takimi ishte i mirëseardhur për shkak se Manastiri i Deçanit ishte shpallur si një nga 7 monumentet e rrezikuara, vendim që është publikuar në vitin që shkoi nga Evropa Nostra.
“Ky ka qenë dëmtim i jashtëzakonshëm i imazhit të Republikës së Kosovës, ndonëse nuk kishte asnjë bazë, asnjë fakt të vetëm, nuk di as prej nga e kanë marrë a si ka buruar kjo e dhënë, pa kontaktuar as organet e sigurisë në Kosovë, qoftë Policinë ë Kosovës, qoftë KFOR-in, qoftë institucionet që merren me trashëgiminë kulturore. Thjeshtë kanë publikuar një shpallje të tillë për Manastirin e Deçanit, që ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Aliu.
Ai tha se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar përmes letrave dërguar atyre, por që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
“Ne ua shprehëm shqetësimin tonë, faktin që është dëmtuar imazhi i Republikës së Kosovës, ndërkohë që ata thanë që ende nuk ka raport të plotë për këtë çështje”, tha Aliu në RTK.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...