Muri i Schengenit nuk po i pengon të rinjtë kosovarë të ikin nga vendi. Derisa vite më parë rreth 100 mijë kosovarë ikën ilegalisht nëpërmjet Hungarisë, tashmë shumë të tjerë po arrijnë legalisht në Evropë, duke u pajisur me viza pune në Prishtinë, shkruan Gazeta “Zëri”.
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë për “Zërin” se pa ndryshuar situata që mbizotëron në Kosovë vala e emigrimeve nuk do të ndalet as para liberalizimit, por as pas tij.
“Liberalizimi i vizave ndodhi ose nuk ndodhi nuk besoj se do ta ndalë fenomenin e largimit të njerëzve. Kjo bëhet vetëm nëse institucionet tona fillojnë të kthjellen dhe të mendojnë se si të rriten vendet e reja të punës në Kosovë, që ta parandalojnë këtë dukuri. Në Kosovë është një numër i lartë i papunësisë, qytetarët nuk po kanë mundësi të gjejnë punë e sidomos kur po e shohin që e vetmja mënyrë për t’u punësuar është të jesh pjesë e partisë”, theksoi ai.
Sipas Demhasajt, edhe fenomeni tjetër i dhënies së kontratave të punës nga shtetet e Bashkimit Evropian është një arsye më tepër se qytetarët nuk do ta ndalin fluksin e emigrimeve.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...