Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, është shprehur i bindur se edhe Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, që do të mblidhet sot do të votojë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se në procesin e vendimmarrjes së BE-së për këtë çështje do të ngrihet edhe çështja e ish-prokurorit special Elez Blakaj.
Sipas tij, në këtë proces do të ketë shtete që do të diskutojnë për dilemat rreth ndërhyrjes së politikës në drejtësi.
Ai ka bërë me dije se BE-ja do t’i liberalizojë vizat jo më herët se në pranverën e vitit 2019.
Në këtë intervistë, Qorrolli ka dhënë kritika për sistemin e drejtësisë që, sipas tij, nuk po punohet sa duhet për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku